Gazeta Si – Një 27-vjeçar i cili vodhi një postë private në rrugën 5 Maji në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës është vendosur në pranga.
I riu me iniciale O.M., hyri në filialin e postës rreth orës 21:15 duke kërcënuar me thikë punonjësin, mori paratë e xhiros ditore dhe më pas u largua me motor.
Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes si dhe ka sekuestruar shumën e parave të vjedhura, thikën, veshjet dhe motorin e tij.
Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje