Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës Arjan Hoxha ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve ishte i paracaktuar.
Hoxha ka dalë në protestë me përfaqësues të koalicionit të “BF” para KQZ-së për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.
Ai tha se kjo protestë nuk i shërben vetëm Kamzës, por gjithë Shqipërisë.
“Zgjedhjet ishin në asnjë lloj pritshmërie. Ka një rezultat të paracaktuar. Ndaj do të iniciojmë të gjitha ankesat tona në KAS dhe KQZ. Do të ngremë një grup ekspertësh të pavarur. Një kandidat kushdo qoftë ai, ka humbur votat. Ka prova. Nuk ka ndodhur që kandidati të dalë humbës, dhe të përmbyset rezultati. Qytetarët e Kamzës e ndjejnë vetëm të tradhtuar. Asnjë prej tyre nuk ndihet i përfaqësuar me vullnetin dhe votën e lirë. Do bëjmë gati denoncimet. Kemi prova për intimidim të qytetarëve. E merrte patronazhisti, e merrte komisioneri dhe më pas drejtori. Shumë vota janë bërë me shoqërime”, deklaroi Hoxha. Hoxha humbi thalle ndaj kandidatit të PS-së, Rakip Suli me 10 mijë vota diferencë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje