Politike

Çështja ‘Beleri’ ngrihet në Senatin amerikan, Chollet: Do informohemi nga ambasada e SHBA

Gazeta Si – Gjatë raportimit në komisionin e jashtëm të Senatit Amerikan të dy zyrtarëve të lartë të DASH, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar, është diskutuar edhe për çështjen e arrestimit të Fredi Belerit.

Ka qenë kryetar i këtij komisionit, Bob Mendez, ai që ka kërkuar të mësojë në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, duke e cilësuar si shqetësues një akt të tillë të ndodhur disa ditë përpara zgjedhjeve.

“Unë e kuptoj se garantimi i zgjedhjeve të lira të ndershme është I rëndësishëm. Por jam i shqetësuar. Greqia na ka informuar se do të ketë impakt negativ për çështjen e integrimit. Keni ndonjë informacion për këtë”, tha Mendez.

Por këshilltari i lartë amerikan i DASH-it, Chollet ka reaguar duke u shprehur se për këtë çështje kanë kërkuar më tepër informacion nga ana e ambasadës amerikane në Tiranë.

“Jemi informuar vetëm dje për këtë çështje, si unë, edhe Eskobar nga ambasadori grek. Kemi kërkuar informacion dhe një tablo më të qartë rreth kësaj çështjeje”, tha Chollet.

Por Mendez ka theksuar se, “kjo që ka dnodhur në Shqipëri dy ditë përpara zgjedhjeve, është jashtë perceptimit tim. Le të shpresojmë që të kemi informacion më të detajuar për këtë çështje”, tha Mendez.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë