Ka ndodhur

Fshehën në trup 40 mijë euro, arrestohen në Rinas nënë e bijë

Gazeta Si – Nënë e bijë janë arrestuar këtë të prermte në aeroportin e Rinasit, pasi kishin fshehur 40 mijë euro në trup.

Policia bën me dije se secila prej tyre kishte fshehur nga 20 mijë euro dhe do të procedohen penalisht.

Të dyja shtetaset u proceduan penalisht. Bëhet fjalë për “S.S., 66 vjeçe dhe E. K., 43 vjeçe (nënë e bijë), të dyja banuese në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë i gjetën secilës prej tyre, 20 000 euro të fshehura në trup, me qëllim mosdeklarimin konform ligjeve në fuqi”, – njofton policia.

Po ashtu forcat policore kanë pikasur një tjetër 35-vjeçare, ka tentuar të udhëtojë bashkë me djalin e saj të mitur me dokument fals.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë