Lajme

Temperatura të larta, por priten ‘surpriza’ në disa zona

Pjesa e parë e ditës dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të territorit por pritet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të shpeshta, si fillim në jug të vendit dhe gradualisht do përfshijnë të gjithë territorin, duke rrezikuar momente shiu në zonat jugore dhe juglindore të vendit.

Gjatë natës dhe mëngjesin e së dielës priten vranësira më të dendura në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 9°C deri në 30°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë