Dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko së bashku me 22 anëtarët e tjerë të grupit të Shijakut dhe Lezhës kërkojnë lirinë sot në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Nga 24 të pandehurit që kërkojnë lirinë në Apel janë të pranishëm vetëm 16, 8 mungojnë, mes tyre edhe 2 ish-deputetët e PS, Ndoka dhe Çuko, ndërsa përfaqësohen nga avokatët.
Një nga të arrestuarit si pjesë e bandës së ‘Avdylave’, Astrit Avdyli, ka bër një deklaratë befasuese ditën e sotme nga salla e gjyqit: Astrit Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet, duke përmendur kështu edhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe Partinë Socialiste.
Ai gjithashtu është shprehur se Ndokat i kishte miq. “Ndokat i kam miq, i kam njohur në burg”, tha ai.
Teksa ka vijuar të rrëfejë njohjet me Dakon, Avdyli tha se i ka shërbyer kryebashkiakut, pasi ka besuar tek programi i tij dhe i PS. Duke përfshirë më tej emra të njohur të politikës, Avdyli tha se më herët i kishte shërbyer ish-kryeministrit Berisha dhe Agron Dukës, por më pas kishte ndërruar krah politik.
“Vangjush Dakos i kam shërbyer. Besoj në programin e tij dhe të të PS-së. Me herët i kam shërbyer Berishës dhe Agron Dukës. Por tani kam ndryshuar kah politik. Kam qenë i persekutuar, kam bërë burg politik”, pohoi ai.
Në seancë kanë qenë të pranishëm vetëm 16 prej tyre, ndërsa 8 të tjerë duke përfshirëedhe dy ish-deputetët nuk marrin pjesë, por përfaqësohen nga avokatët e tyre.
Në seancën e zhvilluar më 24 tetor në Gjykatën e Shkallës së Parë në Lezhë dhe tek Krimet e Rënda në Tiranë nga 34 të arrestuarit si pjesë e operacionit ‘Volvo 4’ në burg u lanë 24 prej tyre. Ndoka dhe u Cuko patën kërkuar veçimin e dosjes së tyre nga bandat, por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjykuese.
Arben Ndoka u arrestua pasi rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash Shëngjin, ndërsa ish-deputeti dhe ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko si i përfshirë me pjesëtarët e grupit të Shijakut.
EMRAT QË U LANË NË BURG
1.Hajri Seferi
2.Jasin Kala (alias Jasin Avdyli)
3.Shkelqim Avdyli
4.Astrit Avdyli ( alias Sulejmani)
5.Saimir Gjepali
6.Altin Avdyli
7.Jasin Avdyli
8.Fatos Llaftiu
9.Denis Llaftiu
10.Esat Mehmeti
11.Saimir Sulejmani
12.Elis Guri
13.Ilirjan Prifti
14.Petro Kuci ( alias Abedin Kuci )
15.Ardit Gjyriqi
16.Elton Shehaj
17. Armand Spiro
18.Arben Cuko
19.Zef Lazri
20.Artur Balla
21.Arben Ndoka
22.Gjevi Ndoka ( alias Xhevair)
23.Bledi Ndokaj
24.Paulin Simoni
25.Zef Lazri
NË “ARREST SHTËPIE”
1.Bledar Koci (arrest shtëpie)
2.Lule Zeneli (arrest shtëpie)
3.Luigj Paloka (arrest shtëpie)
4.Kol Lleshi (arrest shtëpie)
5.Vlash Gazulli (arrest shtëpie)
6.Zef Ndoka (arrest shtëpie)
7.Vasil Nika (arrest shtëpie)
8.Genc Zeneli (arrest shtëpie)
DETYRIM PARAQITJE
1.Mimoza Ndoka (detyrim paraqitje)
2.Marjeta Perskura (detyrim paraqitje)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje