Gazeta Si – Drejtuesi i i një mjeti lundrues tip ‘gomone’ është ndëshkuar nga policia me gjobë prej 10 mijë lekësh pasi nuk dispononte dokumentacionin e plotë.
Pas kontrolleve të shtuara në Karaburun, është ndëshkuar me gjobë një shqiptar me shtetësi të Kosovës, i cili me mjetin e tij tip gomone ka rrezikuar jetën e personave në bord dhe pas verifikimeve rezultoi se nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm.
Policia ka bllokuar edhe një tjetër lundrues që nuk zotëronte dokumentacionin përkatës.
Ndërkohë kontrollet janë shtuar sektorët: Triport – Kepi i Gjuhëzës, Shën Jan – Shën Vasil, brenda gjirit të Vlorës, ku janë kontrolluar 12 mjete lundrimi për peshkim, 28 mjete lundurimi për argëtim, si dhe 19 mjete lundrimi turistike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje