Ka ndodhur

Qafë Thanë / Makina merr flakë pas përplasjes me autobusin, 6 të plagosur

Gazeta Si – Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas, teksa një autobus është përplasur me një automjet tip “Benz”, i cili po lëvizte nga Prrenjasi në drejtim të Pogradecit.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se si pasojë e aksidentit automjeti tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i tij, një 28-vjeçar me iniciale I.M., si dhe 5 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Mes të lënduarve është edhe një vajzë, e cila u nis drejt Tiranës me helikopter për mjekim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Sakaq, në autobusin e drejtuar nga 51-vjeçari me iniciale I.A. janë shkaktuar vetëm dëme materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë