Sport

Turneu i Londrës, Gjokoviç dhuron spektakël para Ronaldos

Dita e dytë e turneut “Atp World Tour Finals 2018”, që po zhvillohet në Londër, ka pasur një të ftuar special, futbollistin e famshëm portugez të Juventusit, Kristiano Ronaldo, në tribunë bashkë me familjen e tij. Para syve të tij, Novak Gjokoviç ka fituar bindshëm ndeshjen e parë zyrtare si numri 1 i botës, duke mposhtur amerikanin Isner 6-4 dhe 6-3. Tenisti serb ishte në një formë të shkëlqyer dhe i kaprishur debutimin gjigantit amerikan. Shërbimeve vrastare të këtij të fundit, “Nole” u është  përgjigjur mjaft mirë. Pas fitores ai deklaroi: “Isha në vendin e duhur në kohën e duhur. U përmirësova gjatë ndeshjes, duke luajtur mirë nga fundi i fushës dhe duke mos i lënë asnjë shans kundërshtarit”. Sigurisht që Kristiano Ronaldo është argëtuar me spektaklin e Gjokoviç.

Novak Gjokoviç feston fitoren

Para kësaj ndeshjeje, gjermani Aleksandër Zverev, numri 5 i renditjes, ka mundur kroatin Marin Çiliç, duke i fituar të dy setet 7-6, në një ndeshje që zgjati dy orë e 6 minuta. Zverev vazhdon dominimin ndaj kroatit, i cili është mundur për të gjashtën herë radhazi. Ndeshja është ndikuar nga rendimenti në shërbim i kroatit Çiliç.

Sipas formulës së turneut, tenistët ndahen në dy grupe dhe secili prej tyre sfidon të tjerët e grupit të tij. Dy të parët shkojnë në gjysmëfinale, duke u kryqëzuar. Në rast barazimi, vlejnë fitoret, setet e luajtur, ndeshja direkte, përqindja e seteve të fituar, përqindja e gejmeve të fituar dhe pozicioni në klasifikim.

Grupi Guga Guerten: 1. Novak Gjokiç; 3. Aleksandër Zverev; 6. Marin Çiliç; 8. Xhon Isner.

Grupi Lejton Hjuit: 2. Roxher Federer; 4. Kevin Anderson; 6. Dominik Thiem; 7. Kei Nishikori.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë