Pas përfundimit të zgjedhjeve vendore rinisi edhe jeta parlamentare bashkë me qëndrimet e vjetra politike. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me deputetët tha se po punohet për të bërë disa ndryshime në paketën e ligjeve për Reformën në Drejtësi, me Partinë Demokratike zyrtare dhe jo me atë që mbështet Sali Berishën.
“Unë nuk caktoj dot cila është opozita, dihet që opozita në Kuvend është PD që janë shumica e opozitës. Në këtë kontekst duhet që për hir të punës së përbashkët të ulemi dhe të diskutojmë çështje që meritojnë të punojmë së bashku. Unë mezi pres që të ulemi t’i diskutojmë dhe t’i votojmë për sa kohë që shumica e ligjeve në këtë paketë kërkojnë një shumicë të cilësuar…”, tha Balla duke iu referuar në këtë rast bashkëpunimit me Gazment Bardhin. A do të bëjë pak mazhoranca me PD-në zyrtare ku për Avokatin e Popullit, ajo të japë votat për ndryshimet ne reformën në drejtësi?
“E kam thënë qartë dhe dua ta ri shpreh, ne na duhet një Avokat Populli që të jetë i paanshëm politikisht. Arsyeja pse kemi refuzuar një kandidaturë ishte qartazi sepse ne nuk mund të votonim avokatin e PD si Avokatin e Popullit. Sa kohe kemi ndjekur këtë standard këtë parim duhet ta ruajmë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje