Protesta e banorëve të Unazës së Re përpara Bashkisë së Tiranës sot është tensionuar. Disa protestues janë munduar të hyjnë meforcë në institucion, por policia i ka ndaluar që të shqyejnë derën. Me thirrje kundër qeverisë dhe bashkisë, ata janë konfrontuar me policinë. Banorët e Unazës së Re dolën edhe sot në protestë përpara Bashkisë për të mbrojtur banesat e tyre që planifikohet të prishen. Në protestë atyre u janë bashkuar edhe deputetët e LSI-së, së bashku me deputetët e PD-së, të cilët prej ditësh u kanë dalë në mbështetje.
Si fillim protestuesit bllokuan rrugën “Abdi Toptani”. Nën thirrjet “Shtëpitë do t’i mbrojmë me trupat tanë!”, banorët thonë se nuk do të lejojnë shembjen e shtëpive të tyre që preken nga projekti i Unazës së Madhe dhe kërkojnë bisedime me Bashkinë e Tiranës për të gjetur zgjidhje.
Ata janë të vendosur se nuk do t’i ndalin protestat deri në gjetjen e zgjidhjes për problemin e tyre.
Edhe dje banorët protestuan para Bashkisë së Tiranës. Të pranishëm ishin dhe dy deputetët demokratë, Klevis Balliu dhe Flamur Noka.
Përprojektin e “Unazës së Re” parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen, 123 janë me vërtetime pronësie. Prishja e ndërtesave të banimit ka shkaktuar reagime nga banorët ezonës. Banesat në “Unazën e Re” janë ndërtuar pas viteve ’90 dhe pjesa dërrmuese e tyre nuk janë të legalizuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)























Lini një Përgjigje