Gazeta Si – Një 55-vjeçar u arrestua në Shkodër, si një nga autorët kryesorë të kultivimit të mbi 26 mijë fidanëve kanabis.
Policia tha se A.D., nga Malësia e Madhe, dyshohet se ka kultivuar 6.300 fidanë narkotikë në tokë dhe 20.300 fidanë të tjerë në kubikë, të cilët u gjetën dhe u asgjësuan nga policia 3 ditë më parë.
Ai ishte shpallur në kërkim gjatë fazës së dytë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, që u zhvillua 3 ditë më parë, në zbatim të planit operacional për kontrollin e territorit.
Ky shtetas dyshohet se është autori i kultivimit të fidanëve të dyshuar cannabis sativa në tokë gjatë kontrollit të territorit të fshatrave Gruemirë dhe Çesme, Malësi e Madhe.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje