Ka ndodhur

Mashtroi klienten e tij dhe i mori 4200 euro, arrestohet avokati në Elbasan

Gazeta Si – Një 51-vjeçar me iniciale G.K., me profesion avokat, është arrestuar në Elbasan, pasi i kishte marrë 4 mijë e 200 euro klientes së tij përmes mashtrimit dhe nuk kishte kryer detyrimet ligjore për të cilat ishte ngarkuar me prokurë.

Nga veprimet hetimore, del se kallëzuesja dhe familjarët e saj kishin autorizuar me prokurorë avokatin për të ndjekur në gjykatë, dy çështje gjyqësore (një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese) dhe i kishin dhënë atij 4200 Euro, por ai nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë