Ka ndodhur

Tentoi të vriste me sëpatë fqinjin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Pogradec

Gazeta Si – Një 38-vjeçar u arrestua në Pogradec, pasi tentoi që të vriste me sëpatë fqinjin e tij 61 vjeç. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5, në këtë qytet, ku autoritetet kanë organizuar punën me qëllim neutralizimin e këtij konflikti, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Policia shtoi se pasditen e djeshme, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, 38-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës (sëpatë), fqinjin e tij, 61 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Pogradecit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë i gjetën 38-vjeçarit, nga kontrolli fizik, një tjetër mjet prerës (thikë), i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë