Gazeta Si – Një 24-vjeçar, D.G., ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së premtes në Kuçovë, ku si pasojë ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë pas plagëve që ka marrë me armë zjarri.
“Rreth orës 23:30, të mbrëmjes së djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spital, i plagosur me armë zjarri, shtetasi Donald Grymshi, 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital”, njoftoi policia.
Autoritetet kanë shpallur në kërkim katër persona që dyshohet se janë autorët e kësaj ngjarje. Plagosja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti çasti për motive të dobëta.
“Si rezultat i punës hetimore profesionale intensive të bërë nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve: L.S., 22 vjeç, A.Th., 22 vjeç, V.P., 23 vjeç, dhe A.T., 23 vjeç, të katërt banues në Kuçovë.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen 1Maj, Kuçovë, kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Donald Grymshi”, njoftoi policia.
Policia thotë se po punon edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje