Nga Vlora, ku mori pjesë në një bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë shqiptarë e të huaj të universitetit “Ismail Qemali”, Kryeministri Rama u shpreh se Qeveria ka si synim që në universitetet shqiptare të ofrohen programe me standardet e vendeve të BE.
Ai theksoi se qeveria është e gatshme t’i mbështesë me mundësitë që ka.
“Besoj se me reformën e arsimit të lartë, me hapat që po hidhen jo pa vështirësi, por në mënyrë sistematike, po krijohen hapësira për ta parë veten universiteti si pjesë e një rrugë ku nuk pritet gjithçka nga qeveria, por nga ndërveprimi dhe me universitetet e tjera. Universitet duhet t’i shfrytëzojë mundësitë.
Sa i përket nevojave dhe kërkesave tuaja, ne kemi qenë dhe do të jemi të gatshëm që të mbështesim universitetin me të gjitha mundësitë që kemi. Një pjesë e këtyre gjërave do të zgjidhen hap pas hapi për infrastrukturë dhe laboratorë. Bashkia s’ka lidhje të drejtpërdrejtë me universitetit, por është derë e hapur për ju”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje