Ka ndodhur

Kontrolle në vijën bregdetare, bllokohen 4 mjete lundruese nga Saranda në Shkodër

Gazeta Si – Gjatë kontrolleve të Policisë Kufitare në vijën bregdetare të Shqipërisë nga Saranda në Velipojë, janë bllokuar 4 skafe dhe janë ndëshkuar me gjoba nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë drejtuesit e tyre për mungesë dokumentacioni.

Po ashtu, mësohet se është sekuestruar 1 skaf me motorë të fuqishëm.

Konkretisht, në Sarandë dhe në Vlorë, Policia Kufitare ka bllokuar 3 mjete lundruese dhe ka ndëshkuar me masë administrative, nga 10.000 lekë të rinj secili, drejtuesit e këtyre mjeteve, për mungesë të dokumentacionit në bord.

Në Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar një mjet lundrues dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 20 000 lekë të rinj, drejtuesin e tij, për mungesë dokumentacioni.

Në liqenin e Shkodrës, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar dhe kanë sekuestruar një mjet lundrues skaf me 2 motorë të fuqishëm që dyshohet se mund të përdorej për trafiqe të paligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë