Ka ndodhur

Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë dhe disa zona të vendit

Gazeta Si – Një lëkundje sizmike me magnitudë paraprake 3.6 të shkallës Rihter u ndje mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë dhe në disa zona të vendit.

Nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale, duke parë se bëhet fjalë për një lëkundje të lehtë.

Tërmeti u regjistrua në orën 10:21 dhe ishte me epiqendër 26 kilometra nga Kukësi dhe me një thellësi prej 12 kilometrash.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter dhe epiqendër 19 kilometra në juglindje të Pukës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë