Politike

Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike/ Deputetja e PD, Ina Zhupa thërret në interpelancë Evis Kushin

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka kërkuar interpelancë urgjente me ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, për shkrirjen e Akademisë Shkencore të Albanologjisë.

Zhupa i ka kërkuar ministres Kushi të paraqitet në Kuvend lidhur me vendimin e saj për mbylljen e Akademisë së Albanologjisë.

Në fundjavë, Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike njoftoi vendimin e beftë për shkrirjen e kësaj akademie. Senati theksoi se akademikët nuk ishin vënë në dijeni për këtë fakt, dhe se vendimi shkel parimet e lirisë akademike.

Senati vuri në dukje se me këtë vendim nuk do të ketë më studime albanologjike, dhe se Akademia e Shkencave, e drejtuar nga Skënder Gjinushi, nuk ka të drejtë që me shkrirjen e saj të krijojë institute të reja.

Një lëvizje e tillë sipas Senatit ndërpret gjithashtu karrierën e afro 100 studiuesve si dhe studimet doktorale të studentëve pranë ASA-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë