Politike

Manja: Nisim punën për Kodin e ri Civil, gjërat kanë evoluar, jemi me Kushtetutën e vitit ’98

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha të hënën se ditët në vijim do të nisë puna për hartimin e Kodit të ri Civil.

“Ne do të nisim punën për një Kod të ri Civil. Kushtetuta është e vitit 1998, praktika ka ecur përpara, dinamika e marrëdhënieve shoqërore ka avancuar shumë, jemi në një proces përafrimi me legjislacionin.

Sigurisht që do kohë dhe diskutimet do të jenë të gjera. Kemi një grup pune që ka përfunduar hartimin e pjesës së përgjithshme, do të bëhet edhe pjesë e posaçme. Dhe ne do të kemi një draft të Kodit të ri penal që do të marrë të gjithë kohën për diskutime se është një reformë e madhe politike. Edhe kodi Penal është i vitit 1995”, tha Manja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë