Politike

Doshi i përgjigjet Berishës: Basha punoi të humbje Shkodrën, komisionerët e tij i gjeti PS. Fajin gjeje brenda llojit, jo tek unë  

Kryetari i PSD, Tom Doshi ka folur mbi arsyet e fitores së partisë së tij, duke u renditur e katërta me pak vota diferencë nga vendi i tretë në zgjedhjet e 14 majit.

Duke iu referuar akuzave të Berishës ndaj tij, Doshi i sugjeroi ish-kreut të PD-së të shohë brenda radhëve të partisë.

Por më shumë sesa për Berishën, Doshi dukej i qejfmbetur me Lulzim Bashën.       

“Sa ishte në pushtet, Berisha e çoi Bashën në të gjitha ministritë sepse e kishte ndër njerëzit më të besueshëm. Tani na dalka tradhtar ai. Të njëjtën gjë ka bërë Sali Berisha edhe me Ramiz Alinë. Ramizi e çoi si të besuar te studentët dhe ai e futi në burg. Unë kam pasur rastin të takoja Ramiz Alinë dhe e pyeta: – Po si ka mundësi të sillet Berisha me ty kështu. Unë nuk e njihja, më tha: ‘Ma pruri Xhelil Gjoni’ Pra, të njëjtën gjë i bëri edhe Luli Berishës. Edhe këto në lidhje me mua, që jam person ‘non grata’, këtë gjë e ka bërë Luli me shok. Edhe mua edhe atij.

Por Berisha s’po më lë rehat, duhet t’i përgjigjem me se s’bën. Unë i bëj thirrje Berishës që: Në radhë të parë bëj një parti njëherë, regjistroje në gjykatë, me qëllim që në mënyrë legjitime të zgjidhet kryetar partie. Ose të bashkojë PD-në, edhe pse s’ka gjë më terezi po të bashkohet me Lulin dhe atë pjesën tjetër. Por në këto kushte që është sot, është kthyer në një zëdhënës i një grupimi politik. S’ka asnjë tagër”, tha Doshi në një interviste për “Top Story”

Kreu i PSD pretendon se Lulzim Basha, edhe pse publikisht nuk u duk në fushatën e 14 majit, në të vërtetë ka mbështetur kandidatin socialist në Shkodër, Benet Becin vetëm që Sali Berisha të humbte Shkodrën

“Luli ka luftuar që Berisha të humbasë. Kemi rastin e Shkodrës, meqë Berishës i dhemb shumë Shkodra, e ka ruajtur si kala. Komisionerët e partisë së Lulzim Bashës i ka gjetur Partia Socialiste, se as komisioner nuk kishin. Ata kërkojnë përgjigjen brenda llojit, mos të vijnë ta kërkojnë te unë, as te PSD”, tha Tom Doshi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë