Politike

Rihapet një kuti votimi e Mallakastrës pas ankimit të PDIU, votat ia kishte marrë PS, por mandatin ia hoqi Berishës

Komisioni i Ankimimeve dhe Sankioneve (KAS) rihapi një kuti votimi për Bashkinë e Mallakastrës pas kërkesës së Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU).

Bëhet fjalë për një kuti me fletë votimit për Këshillat Bashkiak dhe pas rinumërimit janë konstatuar parregullsi.

63 vota për PDIU-në i kishin kaluar Partisë Socialiste. Pas rinumërimit ka rezultuar se PS ka 97 vota, dhe në procesverbal i ishin shënuar 161 vota. Ndërsa për PDIU-në kanë rezultuar 63 vota, ndërsa në procesverbal nuk kishte asnjë votë.

Pas rinumërimit, PDIU ka fituar mandatin e dytë në Këshillin Bashkiak të Mallakastrës.

Por ato 63 vota nuk penalizuan socialistët por koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Rezultati i ngushtë ndërmjet koalicionit dhe PDIU bëri që partia e Shpëtim Idrizit të kalonte pragun për këshilltarin e dytë duke ia hequr Sali Berishës.

KAS mori në shqyrtim edhe një ankesë të bërë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” që kundërshton rezultatin për kreun e bashkisë së Belshit. Kandidati i PS-së në këtë bashki, Belsh Arif Tafani fitoi me vetëm 40 vota më shumë se Bedri Qypi i opozitës. Opozita thotë se përcaktues për fitoren kanë qenë votat e burgut të Kosovës. 229 vota në këtë njësi kanë qenë të pavlefshme.

Koalicioni opozitar kërkoi rinumërimin dhe rivlerësimin e votave të në të gjitha qendrat e votimit si dhe shpalljen të pavlefshme të votave të dhëna në burg të cilat rezultuan të gjitha në favor të kandidatit të mazhorancës. Për këtë çështje KAS vendosi të marrë kohë duke u lënë kohë ankuesve deri ditën e hënë për të depozituar fizikisht provat e relatuara gjatë shqyrtimit.

KAS vendosi të kërkojë informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për 22 zgjedhësit burgut të Kosovës, lidhur me masën e dënimit, kohën kur janë dërguar këta zgjedhës në këtë IEVP, si dhe nëse janë në kushtet e ndalimit sipas parashikimeve të ligjit


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë