Ka ndodhur

Mbytet 17-vjeçari në lumin Mat. Kërkohet ndihma e polumbarëve për nxjerrjen e trupit

Një 17-vjeçar është mbytur në vendin e quajtur ‘Ura e Zogut’ mbi lumin Mat.

Në vendngjarje aktualisht janë shërbimet policore dhe duket se për nxjerrjen nga lumi të trupit të viktimës, është e nevojshme ndihma e polumbarëve.

Dyshohet se i riu nga Fushë Miloti, ka qenë duke zënë peshk në brigjet e lumit pranë urës së Zogut.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë