Politike

Yuri Kim takim me anëtarët e KLGJ-së: Koha të shkëputeni nga e shkuara, reforma në drejtësi duhet të zbatohet

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me Këshillin e Lartë Gjyqësor ku u bëri thirrje anëtarëve të KLGJ që të përmbushin detyrën e tyre me integritet dhe pavarësi.

Kim i kërkoi KLGJ-së të plotësojë sa më shpejt tre vendet e mbetura në Gjykatën e Lartë me gjyqtarët më të kualifikuar. Ajo theksoi gjithashtu pritshmëritë e SHBA që KLGJ të zgjedhë gjyqtarë me integritet dhe aftësi profesionale për Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe gjykatat më të ulëta.

“Është koha për t’u shkëputur nga mënyrat e vjetra. Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë të zbatohet në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara dhe zyrtarët duhet të veprojnë me integritet pavarësisht kërcënimeve dhe nxitjeve”, tha ambasadorja Kim në KLGJ.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë