Politike

Tensionet në veri të Kosovës, Rama takon Vuçiç: Diskutuam për gjetjen e një zgjidhje

Kryeministri Edi Rama u takua me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç këtë të enjte gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet në Kishinau të Moldavisë.

Presidenti Vuçiç ka ndarë fotot me Ramën, ndërsa të pranishëm ishin edhe presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe anëtarja serbe e kryesisë së Bosnje Hercegovinës, Željka Cvijanović.

LEXO EDHE:
Ushtria serbe në kufi me Kosovën/ Rama: Ka zero fuqi, asgjë nuk bën. Lidhet vetëm me politikën e brendshme në Beograd

Në fokus të diskutimeve ishte situata në veri të Kosovës.

“Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që bashkërisht të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresën se arsyeja do të mbizotërojë, në të mirë të të gjithëve”, shkruan Vuçiç.

“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, shkruan Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë