Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për të mos zbatuar vendimin e Parlamentit për rritjen e pagave për punonjësit e administratës shtetërore.
“Zvarritja e qeverisë me rritjen e pagave për 185 000 punonjës të administratës publike që kanë 10 vite pa rritje pagash dhe ka që në dhjetor që i reklamon eshte e pakuptimte. Kjo tregon se premtimi rritjes së pagave ishte reklamë e papaguar fushate dhe nuk ishte i bazuar në llogaritje korrekte të buxhetit”, shkruan Tabaku në rrjetet sociale.
Kjo sipas Tabakut tregon dhe paaftësinë e ministrisë për menaxhimin e arkës dhe të taksave të shqiptarëve. “Paaftësia dhe këmbëngulja krenarisht në të nuk duhet të jetë justifikim për shtyrjen në kohë të një ligji të miratuar në parlament dhe të dekretuar. Ministri Financash që ngatërrohet në llogari është e pazonja të manaxhojë arkën e taksave të shqiptarëve”, thekson më tej Tabaku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje