Ka ndodhur

Sherr mes vëllezërve në Elbasan, plagoset me thikë 46-vjeçari

Gazeta Si – Një 49-vjeçar nga Elbasani është arrestuar, pasi një natë më parë goditi me thikë vëllain e tij më të vogël.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bixellë mbrëmjen e kaluar dhe policia thotë se sherri mes vëllezërve ka ndodhur për motive të dobëta.

“U identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë Kujtim Kaca, 49 vjeç, banues në fshatin Bixelle, Elbasan, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në banesën e tij, në fshatin Bixelle, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vallanë e tij, Avni Kaca, 46 vjeç”, – njofton policia.

Aktualisht i plagosuri ndodhet i shtruar në spital dhe sipas burimeve është jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë