Politike

Këshilli i Legjislacionit/ Bardhi kërkesë PS: Mos zvarrisni mandatin e Xhaçkës, çojani Kushtetueses  

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit se mazhoranca duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mos të zvarritë procedurat për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës, për të cilën u mblodhën të premten në mesditë

“Siç e kemi paralajmëruar është thjesht strategji për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, strategji për të marrë në mbrojtje ministren Olta Xhaçka. Thatë se do e zgjidhnit vetë ekspertin, duhet të bëni publik emrin e tij. Na japin leksione për reformën në drejtësi dhe në një sprovë për të zbatuar vendimin e gjykatës, ju po e zgjasni. Kanë marrë dhe dy muaj kohë pushim, sot kanë ndryshuar atë çfarë kanë thënë herën e kaluar. Do marrin  dhe 3 muaj kohë se do thonë eksperti ka shumë punë. Tallje e marre me gjykatën dhe kushtetutën, zvarritje e procesit. Nëse keni vendosur ta sfidoni gjykatën duhet ta bëni vetë. Nuk ka çfarë të përmirësojë kuvendi kur ju talleni me vendimin e gjykatës. Nuk jemi ne që vendosim nëse Xhaçka ka shkelur kushtetutën, por Gjykata”, tha Bardhi duke u fokusuar më tej tek rasti.

“Sot na thoni se nuk i keni çuar pyetjet ekspertit, keni një vit që po e zvarritni çështjen. Është absurd kjo që po bëni, zbatoni vendimin e gjykatës. Ju vazhdoni talluni me reformën në drejtësi, liruat Tahirin dhe po mbroni Xhaçkën. Po merrni në mbrojtje ministren që të marrë statusin e investitorit strategjik, çojeni te gjykata (Kushtetuese) dhe  vendosë ajo. Zonja ministre ka vendosur të shkelë ligjin dhe do të duhet të shkojë dhe të përballet në Gjykatë Kushtetuese. Çojeni të GJK dhe të vendosë Gjykata Kushtuese”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë