Politike

Yuri Kim reagon për Tahirin: Zhgënjyese që vijon privilegjimi në sistemin e drejtësisë! Pasoja për ata që ndihmojnë miqtë e fuqishëm

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka reaguar për lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkruan Kim në Tëitter.

Vendimi për lirimin nga burgu u mor të premten, dhe ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta kalojë kohën e mbetur të dënimit në shtëpi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë