Politike

Basha: Mos u merrni me ngjyrat e bluzave të mia, diskutimi im politik nuk lidhet me emra të përveçëm

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha përcolli disa përfundime në faqen e tij në Facebook të bashkëbisedimit që ai pati me disa të rinj e të reja demokrate të Degës 14 në Tiranë.

“…Debati që kemi nisur mbi platformën për ndryshim, na bashkon me gjithë shoqërinë, e cila kërkon që zëri i saj të dëgjohet dhe është gati për një ndryshim rrënjësor të politikbërjes. Fokusi i të cilës duhet të jenë problemet e qytetarëve, jo hallet e pak politikanëve.

Diskutimi që kemi nisur nuk është mbi emrat e përveçëm, por mbi idetë që bashkëndajmë për mënyrën sesi duhet të ndryshojë ky realitet i mbrapsht politik. Ndaj, sado banale të jenë sulmet nga ata që kërkojnë t’i ikin debatit, duke u marrë me ngjyrat e bluzave të mia, nuk e prekin vendosmërinë time për të luftuar bashkë me ju për listat e hapura, për vettingun në politikë, kufizimin e mandateve për kryeministrin dhe votën për bashkëqytetarëve tanë në emigrim”, shkruan Basha duke e shoqëruar edhe me një foto nga takimi.

“Pa çliruar sistemin politik, nuk mund të kemi një ekonomi të fortë që garanton mundësi për të gjithë.

Kthimi i vendimmarrjes te qytetarët është rruga e vetme që shpresa të kumbojë sërish në Shqipëri”, nënvizon Basha


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë