Partia Demokratike zyrtare mbledh të hënën grupin parlamentar dhe të martën kryesinë e partisë me një vendim konkret; Se cili emër do t’i delegohet Këshillit Kombëtar për votim për drejtimin e përkohshëm të partisë. Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila është emri kryesor për këtë detyrë ,nëse i referohemi statutit, tha se do t’ia lërë kryesisë vendimin, duke theksuar edhe njëherë se ambicia e saj nuk ka qenë drejtimi edhe pse aderon në PD qysh në moshën 16 vjeçe.
“Do të mblidhet grupi parlamentar të hënën, ndërsa të martën do mblidhet Kryesia. Në PD kam që 16-vjeçe. Nuk kam pasur pozicione zyrtare. Në shtator 2021 u bëra zv kryetare ne një situatë të vështirë. Kemi marrë kohë bashkë me Bardhin për t’i dëgjuar të gjithë. Do ia lë kryesisë këtë vendim. Rendësi ka se si dalim nga kjo situatë, jo interesi i karriges sime apo dikujt tjetër”
Por si e shikon lëvizjen e Lulzim Bashës që synon sërish drejtimin e PD?
“Basha bën mirë që po flet, duket të kishte folur më parë. Besoj se kur kryesia të ketë një vendim, do shikojmë se çfarë do të bëjmë tani. Nuk mund të diskutoj për ambiciet e secilit, vetëm për ambiciet e mia, nuk i di planet e Bashës”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje