Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka kërkuar që KAS të hënën të vendos rihapjen e kutive për bashkinë Belsh. Duke qenë se diferenca e fitores së kandidatit të PS-së, Arif Tafani ndaj kandidatit të opozitës ishte e vogël, Sula ka publikuar disa fletë votimi që janë konsideruar të vlefshme për kandidatin e PS-së në një kohë që duhet të kishte ndodhur e kundërta.
“Këto fletë votimi janë numëruar si të vlefshme për z. Tafani ndonëse ka elementë të qartë që identifikojnë votuesin. Për rastet kur z. 800 mijë euroshi nuk ka pasur besim tek qytetarët që i intimidon me ndihmë ekonomike, ka kërkuar shënjime të veçanta për secilin votues të dyshuar. Siç mund ta shikoni kutia përbri kandidatit në fletën e votimit është e shënjuar në mënyrë të veçantë për të identifikuar personin qe e di vetëm kryebashkiaku dhe patronazhisti.




Ky skandal më së pakti përmbush të gjithë elementët që fletët të quheshin të pavlefshme. Ndërsa ata të cilët i kanë numëruar si fletë të rregullta duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.
Në një bashki si Belshi ku kryebashkiaku ekzistues pretendon se ka fituar por me një rezultat shumë të ngushtë, këto shërbejmë si fakte të mjaftueshme për të pasur rinumërim të të gjithave kutive të votimit, ato që janë konsideruar të vlefshme, ato të pavlefshmet dhe ato që janë të dyshimta”, shkruan Sula duke publikuar bashkëngjitur edhe disa foto nga fletët e votimit të shënjuara që janë konsideruar nga numëruesit si të rregullta.
.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje