Gazeta Si – Pronari i një lokali në Shijak është kanosur me armë zjarri nga një person i paidentifikuar, teksa po shpërndante punonjësit e tij në shtëpi pas pune mbrëmjen e të dielës.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se “shtetasi me inicialet H. A., 34 vjeç, banues në Maminas, ka njoftuar Policinë se në Shijak, në afërsi të liqenit të Rubjekës, ndërkohë që lëvizte me automjet, për të shpërndarë në banesa, personelin që punonte në lokalin e tij, një shtetas ende i paidentifikuar e kishte kanosur me armë zjarri.”
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 të ditës së djeshme. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë.
Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e motivit të kanosjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje