Gazeta Si – Një 34-vjeçar me iniciale R.M., është proceduar penalisht, pasi në autobusin të cilin ai drejtonte, u gjetën të fshehura 17 mijë euro.
Shuma e parave ishte fshehur në valixhen me sendet personale të shoferit dhe ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Kontrolli i imtësishëm i autobusit, u bë në hyrje të Shqipërisë në Pikën Kufitare Port vlorë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat hetimore të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 34 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje