Politike

Hera e parë pas përçarjes / Tabaku bashkon votat e PD për nismat e saj ligjore

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka mundur që të sigurojë për herë të parë që pas përcarjes se PD votat e deputetëve të “Rithemelimit” duke marrë për pasoje 9 vota pro nismave të saj ligjore për ekonominë në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Për një nga nismat e saj ka abstenuar edhe deputeti i mazhorancës, Agron Çela.

Në fjalën e saj prezantuese deputetja Tabaku i ftoi kolegët që të mos i shohin këto nisma si akt partiak, por si nisma që përmbushin dy nga prioritetet kyç të qeverisë shqiptare.

Ajo këmbënguli se çështja e Investitorit Strategjik ka qenë një Thembra e Akilit në lidhje me shumë investime dhe me shumë procedura që kanë ngritur jo pak hijet e dyshimit.

Më tej ajo ka paraqitur gatishmërinë për të ndërmarrë ndryshimet e nevojshme nëse kolegët deputetë do të kenë ofertat e tyre.

“I ftoj kolegët deputetë të shikojnë nismat pozitivisht sepse të dyja propozimet janë në linjë të dy prej prioriteteve që duhet t’i ketë çdo qeveri, jo qeveria juaj. Nga pikëpamja e investitorëve strategjik ne kemi pasur një debat. Unë jam e gatshme që të bëj ndryshime dhe pas sugjerimeve të kolegëve nëse kemi një rrugë të mesme që të na përshtatet “ u shpreh Tabaku

Veç ligjit për Investimet Strategjike, një tjetër ligj i propozuar dhe votuar në Komision ka qenë ndryshimet e propozuara për “Rregullimin e Territorit” ku  Tabaku theksoi se nga pikëpamja legjislative do ta diskutojë në Komisionin e Ligjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë