Nga Gazeta ‘SI’ – Një 28-vjeçar shqiptar akuzohet për vrasjen e 34-vjeçarit Giuseppe Tucci në Rimini të Italisë.
Corriere shkruan se italiani është sulmuar në një klub nate nga shqiptari që punonte si “bodyguard” aty dhe i shkaktoi atij vdekje të trurit.
Shqiptari thuhet se ka goditur 50 herë me grushte italianin, i cili pasi u shtrua në spital përfundoi në gjendje kome dhe më pas vdiq.
Ditën e djeshme autoritetet kishin ndaluar 28-vjeçarin shqiptar me akuzën e plagosjes shumë të rëndë por tani pas vdekjes së italianit akuza do të kalojë në vrasje me dashje. 28-vjeçari prej disa kohësh punonte në sektorin e sigurisë dhe është banues në Fano dhe ka lindur në Itali nga prindër shqiptarë.
Ende nuk është zbardhur plotësisht dinamika e debatit që degjeneroi menjëherë në sherr. Por sipas dëshmitarëve, disa vajza brenda klubit janë ankuar për sjellje ngacmuese të viktimës dhe njëra prej tyre ka qenë e dashura e shqiptarit.
Giuseppe Tucci ishte një zjarrfikës dhe kishte punuar në sektorin zjarrfikësve të aeroportit të Rimini që nga viti 2019.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje