Politike

Kryesia i doli kundër, Bardhi nuk dorëhiqet: Zgjedhjen e kreut të ri të PD mund ta çoj në gjykatë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka përforcuar qëndrimin e tij kur tha se zgjedhjen e kryetarit të partisë në fund të korrikut mund ta çojë edhe në gjykatë për shkelje statuti.

“Do ndjek hapat që parashikon statuti i partisë do bëj gjithçka që statuti të jetë udhëheqësi i vetëm i çdo procesi të brendshëm përfshirë edhe zgjedhjen e kryetarit. Jam duke vlerësuar se cilin hap duhet të hedh. Nuk do nxitohem në veprime. Kam treguar përgjegjshmërinë e duhur për situatën në të cilën ndodhet PD dhe apeloj cilindo të tregohet i përgjegjshëm. 

Nëse shkelet statuti padiskutim kemi një ngërç ligjor mbi statutin e organeve të partisë një proces që vijon, për faktin se një pjesë të anëtarëve të partisë zgjodhën një rrugë jashtë institucionale për t’iu imponuar PD. Rruga që po ndiqet nuk është në interesin e tyre, e tkurr PD”, tha Bardhi, duke mos përjashtuar si rrugë edhe gjykatën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë