Ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli e sheh përçarjen në PD-në zyrtare si rrjedhojë e një beteje karriere.
Kadilli është shprehur se Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, dhe Gazment Bardhi kanë një “sëmundje që futen në labirinte kontinentesh”, nisur nga fakti se të tre ata janë juristë.
Ai nënvizoi gjithashtu se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e PD-së që do të zhvillohen më 29 korrik.
“Është fakt se ka përçarje në PD-në ligjore. Beteja brenda PD-së ligjore është betejë karriere. Secili aty po synon se si i ka hallet në partinë, ku do të jetë si funksionar politik. Ka shumë deputetë që nuk u dimë as emrat dhe ka shumë njerëz që prodhojnë politikë, por nuk janë deputetë. Ka një degradim të madh. Një nga fatkeqësitë e PD-së zyrtare është që se si Basha, si Alibeaj dhe Bardhi që të tre kanë profesionin e juristit, që kanë një sëmundje që futen në labirinte kontinentesh. Nëse ai që ne zgjedhim nuk na çon në fitore, ai person nuk bën për ne. Unë nuk marr pjesë në zgjedhjet që do të zhvillohen në 29 korrik sepse nuk i quaj normale”, tha Kadilli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje