Shtatë anëtarë të kryesisë së PD-së njëherazi mbështetësit e Lulzim Bashës kanë kërkuar mbledhjen e kryesisë për t’i hapur rrugë zgjedhjes së kryetarit në fund të muajit Korrik.
Pak ditë më parë mes debatesh, kryesia e PD-së për zgjedhjen e kryetarit kishte orientuar kompetencat tek Sekretari i Përgjithshëm i partisë dhe Komisioni Zgjedhor.
Qëndrimi i Gazment Bardhit si Sekretar i Përgjithshëm dihet sa kohë ai është deklaruar kundër këtij vendimi.
Çfarë kanë bërë njerëzit e Bashës? Anëtarët e kryesisë kanë kaluar pengesën “Bardhi” për tu “falur” tek komisioni zgjedhor i PD-se që vijon të drejtohet nga Jemin Gjana. Por edhe aty ka pengesa pasi përbërja e saj është shumicë me njerëz të Sali Berishës, konkretisht: Albana Vokshi, Belind Kelliçi, Eno Bozdo, apo Gjokë Vuksani. Nisur nga kjo, shtatë anëtarët e kryesisë që propozuan më herët me vendim qarkullues mbajtjen e status-quosë të kryetarëve të mbetur të degëve dhe emërimin e të rinjve me komandim aty ku nuk ka, kanë propozuar një vendim të dytë që synon “pastrimin” e rrugës për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së në fund të muajit korrik. Deri tani ata janë dy: Gjergji Hani që u vetdeklarua një ditë më parë, mik i Enkelejd Alibeajt dhe anëtar i Këshillit Euro-atlantik (i ngritur po nga Alibeaj) dhe Lulzim Basha që ende nuk e ka shpallur publikisht kandidimin por që të gjitha lëvizjet e njerëzve të tij të çojnë tek ky synim.
Kërkesa për mbledhjen e kryesisë
1- Miratimin e grupeve të punës për mbikqyrjen e procesit të evidentimit të listave të anëtarësisë në Degët e PDSh;
2- Miratimin e rregullores së brendshme “Mbi modalitetet e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike”;
3- Plotësimin e vakancave dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor;
Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet ditën e Enjte, datë 15 qershor 2023, ora 17:00 në Sallën e Mbledhjeve të Selisë së Partisë Demokratike në rrugën Donika Kastrioti, Tiranë.
Anëtarët Kërkues:
Taulant Zeneli
Endri Hasa
Gazmend Koduzi
Taulanda Jupi
Kreshnik Çollaku
Xhemal Gjunkshi
Gentian Gaba
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje