Politike

Kryesia e shpartalluar e PD/ Pas grupit ‘Basha’, edhe Bardhi kërkon mbledhje: Po shkelet statuti  

Paralelisht me kërkesën e 7 anëtarëve të kryesisë së PD-së mbështetës të Lulzim Bashës që po synojnë të “lirojnë” rrugën për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, duke kërkuar një mbledhje jashtë radhe të kryesisë, edhe Gazment Bardhi në anën tjetër ka kërkuar po mbledhje, por me tjetër axhendë.

Në kërkesën e tij, Gazment Bardhi argumenton se, do të informojë Këshillin Kombëtar mbi vendimin e fundit të Kryesisë që sipas tij ka parashikuar një procedurë që nuk njihet nga Statuti, duke marrë kompetencat e Këshillit Kombëtar, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe të kryesisë së degëve.

“Kryesia ka shkelur statutin me vendimin për t’u dhënë kryetarëve të degëve dhe grupit të punës të drejtën për evidentimin apo përditësimin e anëtarësisë. Sipas statutit, këtë të drejtë e kanë vetëm Sekretari i Degës, Kryesia e Degës dhe Sekretari i Përgjithshëm.

Heqja e të drejtës së votës, siç thuhet në vendimin e kryesisë, nuk është kompetencë e kryetarit të degës, grupit të punës apo Komisionit Zgjedhor. Vendimi heq ketë të drejtë ekskluzive të përcaktuar në statut kryesisë së degës. Regjistri i degës përditësohet sipas rregullave që miratohen vetëm prej Sekretarit të Përgjithshëm.

Komisioni Zgjedhor funksionon vetëm pas miratimit nga Këshilli Kombëtar. Pa u miratuar komisioni nga Këshilli Kombëtar nuk mund të nisë procesi zgjedhor”, shkruan Bardhi duke kërkuar mbledhje të premten një ditë pas mbledhjes që ka kërkuar pala tjetër po brenda PD


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë