Gazeta Si – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar mëngjesin e kësaj të enjteje për rrëmbimin e tre efektivëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.
Përmes një postimi në Facebook-un e tij, Begaj u bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë menjëherë dhe situata të tilla mos të përsëriten. Nga ana tjetër ai ka një thirrje vëllazërore për autoritetet e Kosovës, duke u kërkuar të mos bien pre e provokimeve.
“Rrëmbimi i 3 efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit. E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme. Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, shkruan Presidenti Begaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje