Politike

Mandati i ri, Yuri Kim emërohet zv/ndihmës sekretare për Çështjet Evropiane në DASH

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është shpallur zyrtarisht si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane (dhe ushtruese e detyrës së ndihmës sekretarit derisa të konfirmohet Jim O’Brien), duke filluar nga 10 korriku.

Departamenti i Evropës është më i madhi dhe më i rëndësishmi në Departamentin e Shtetit.

Jim O’Brien, detyrën e të cilit do të ushtroj përkohësisht është i ngarkuar me sanksionet ndaj individëve që cenojnë politikat e sigurisë kombëtare amerikane kudo në botë, siç është dhe rasti i Sali Berishës në Shqipëri.

Yuri Kim është në përfundim të mandatit si ambasadore në Tiranë dhe pritet të zëvendësohet nga David Kostelançik.

Yuri Kim gjatë viteve të qëndrimit të saj në Shqipëri ka dhënë një kontribut për reformën në drejtësi.

Të mërkurën e ardhshme ajo pritet të ketë edhe një konferencën e fundit për shtyp për mediat për mandatin e saj në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë