Lajme

Tabaku: Buxheti 2019 rrit taksat për shumicën

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një dalje për mediat nga selia blu u shpreh se buxheti i vitit 2019 pasuron një grup tëvogël njerëzish dhe rrit taksat për shumicën. Tabaku deklaroi se në mënyrë të paprecedentë, në vitin 2019, për koncesionet do paguhet një vlerë prej 105 mln eurosh, duke ia hequr këtë shumë investimeve në infrastrukturë, ujësjellës dhe shkolla.

Sipas Tabakut, kushdo që voton buxhetin 2019,në fakt ka votuar një buxhet në interesin e oligarkëve dhe një pakice që dëshiron të skllavërojë shqiptarët njësoj, siç dikur diktatura famëkeqe moniste bëri me prindërit tanë. 

 “Ky buxhet në mënyrë të paprecedentë vendos në vitin 2019 koncesione me vlerë 105 mln euro, duke ia hequr këtë investimeve normale në infrastrukturë, ujësjellës dhe shkolla.

· Janë 2.1 miliardë dollarë për 14 kontrata PPP – klientele e qeverisë.

· Gjoba vjetore 105 milionë euro në 2019, te gjitha para qe do të paguhen nga xhepat e shqiptareve.

· Borxhi publik rritet nga 72% ne 85% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

· Çdo shqiptar, që nga fëmija i sapolindur tek më i moshuari do të paguajë këtë vit 730 euro. Kushdo që voton buxhetin 2019 në fakt ka votuar një buxhet në interesin e oligarkëve dhe një pakice që dëshiron të skllavërojë shqiptarët njësoj siç dikur diktatura famëkeqe moniste bëri me prindërit tanë”, u shpreh deputetja Tabaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë