Rend dhe Ligj

Goditet rrjeti i falsifikimit të pasaportave diplomatike për në SHBA, dy të arrestuar në Korçë

Gazeta Si – Katër persona në Korçë, një prej të cilëve i moshuar janë vënë nën akuzë për falsifikimin e dokumenteve diplomatike me qëllim kalimin në shtetet e bashkuara të amerikës.

Këto janë fotot e bëra publike për mediat, ku shihet se dokumenti i përket një përfaqësuesi politik. Ndërsa një tjetër është dinsiktiv i hetuesi të krimit.

Policia e Shtetit ka kryer operacionit në bashkëpunim me “Joint Shield” që vepron pranë ambasadës amerikane në Shqipër. 2 shtetas mësohet se janë arrestuar dhe të tjerë janë nën hetim.

Gjithçka duket se ka nisur prill të vitit 2023, kur shtetësja D. I., 56 vjeçe është ndaluar në tentativë për të udhëtuar drejt SHBA-së, me një pasaportë diplomatike false, për të cilën pretendonte se ishte e lëshuar nga një OJF e njohur me emrin “PBF”, me seli jashtë teritorit të Republikës së Shqipërisë.

Pas kësaj është zbuluar dhe rrjeti duke ngritur akuzat konkrete ndaj personave që jetojnë kryesisht në korcë. Për pasojë shtetasi D.Morava është lënë në arrest në burg, ndërsa G.Pejo do të qëndrojë në izolim në banesë deri në përfundim të çështjes

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokumente dhe pajisje të ndryshme elektronike, të cilat do t’i nënshtrohen  ekzaminimeve të mëtejshme.

Kontrolle të autorizuara janë ushtruar edhe në subjekte të tjera të dyshuara të përfshira në veprimtaritë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe të falsifikimit të dokumenteve.

Policia thotë se hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, vijojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë