Kolegji Zgjedhor rrëzoi të hënën kërkesë padinë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Kamzë.
Me vendimin e të hënës Kolegji vendosi të lërë në fuqi rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 14 majit ku Rakip Suli fitoi me një diferencë me 12 mijë vota ndaj kandidatit të “BF” Arjan Hoxha.
Gjithashtu u rrëzuan edhe kërkesat e tjera të koalicioni Berisha-Mera që kërkonin ekspertë të huaj për shqyrtimin e funksionimit të pajisjeve elektronike, krahasimi e rezultatit elektronik me atë fizik si dhe hapjen e kamerave të sigurisë të vendosura ditën e votimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje