Komunitet

Pentagoni planifikon të gjurmojë “armiqtë” nga hapësira

Më shumë se tre dekada më parë, Michael D. Griffin ishte njeriu që çoi përpara ëndrrën e Presidentit Ronald Reagan për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga raketat sovjetike.

Tani, shkencëtari 69-vjeçar është kthyer në Pentagon si zyrtar i lartë i teknologjisë, për të përsosur më tej këtë teknologji dhe për të bërë të mundur gjurmimin dhe eliminimin e raketave nga hapësira. Duke u mbështetur me fonde të fuqishme nga Kongresi, sekretari i mbrojtjes Jim Mattis ka ndërmarrë një projekt të madh për modernizimin e ushtrisë amerikane për të adresuar kërcënimet nga Rusia dhe Kina.

Si pjesë e kësaj strategji, Zëvendëspresidenti Pence po udhëheq projektin e Presidentit Trump për një Forcë të re Hapësire. Edhe pse kritikët thonë se iniciativa rrezikon të çojë në një garë të re armatimesh, Pence ka argumentuar se hapësira është militarizuar dhe se forcat e armatosura të SHBA-së duhet të lëvizin më shpejt se Rusia dhe Kina, nëse duan ta dominojnë.

ktin e Presidentit Trump për një Forcë të re Hapësire. Edhe pse kritikët thonë se iniciativa rrezikon të çojë në një garë të re armatimesh, Pence ka argumentuar se hapësira është militarizuar dhe se forcat e armatosura të SHBA-së duhet të lëvizin më shpejt se Rusia dhe Kina, nëse duan ta dominojnë.

Michael D. Griffin

Ligji më i fundit i mbrojtjes, të cilin Trump e nënshkroi në gusht, kërkon që Pentagoni të punojë për të zbulojë nga hapësira nisjen e raketave dhe të gjejë mënyra për të eliminuar raketat menjëherë pas nisjes së tyre. Realizimi i këtyre përpjekjeve varet pjesërisht nga gatishmëria e administratës Trump për modernizimin e mbrojtjes raketore së Amerikës, i cili që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë është përqendruar në përballimin e sulmeve të kufizuara nga Koreja e Veriut dhe Irani.

“Ne shpresojmë të jemi në gjendje t’i shmangim tërësisht sulmet në shkallë të vogël”, tha Griffin.

Edhe pse mbrojtja raketore ka marrë fonde substanciale përgjatë viteve të fundit, në një shkallë prej rreth 12 miliardë dollarësh në vit, shumica e parave kanë shkuar në rritjen e numrit të sistemeve ekzistuese në vend të futjes së teknologjive të reja.

SHBA-ja teston një rakete balistike në vitin 2000. (Bill Morson / Getty Images)

Tani që demokratët kanë marrë kontrollin e Dhomës së përfaqësuesve, ata mund të kërkojnë të zvogëlojnë çdo strategji për përmirësimin e teknologjisë së raketave. Por Griffin është i vendosur për të ecur përpara. Ish-administratori i NASA-s shpreson se projektet e mbrojtjes raketore për të cilat po punonte gjatë epokës se Reaganit, do të lulëzojnë sërish në të ardhmen.
Sipas Griffin, ideja është që Pentagoni të përdorë qindra satelitë me sensorë të avancuar për të gjurmuar raketat që nga momenti që lëshohen dhe eliminim e tyre në mënyrë të menjëhershme.

Departamenti i Mbrojtjes mund të ndërtojë satelitë ose të marrë me qira platformat satelitore që firmat private të industrisë hapësinore po planifikojnë të ndërtojnë në orbitë për qëllime të tjera.

“Shumë kompani kanë ofruar plane që do të përfshinin vendosjen e qindra apo edhe mijëra për komunikim ose vëzhgime rreth Tokës”, tha Griffin. “Një nga idetë tona është që të vendosim sensorë në 200 prej tyre dhe të gjurmojmë të gjitha lëvizjet e raketave. “

Presidenti Ronald Reagan tregon mbështetje për Iniciativën e Mbrojtjes Strategjike, e quajtur me vone si “Star Wars” 

Griffin tha se Shtetet e Bashkuara duhet të ketë një skenë të tillë mbikëqyrjeje , pasi rreth vitit 2023 gara hapësinore parashikohet te bëhet edhe më serioze. Sa i përket kostos, ai vlerësoi se vendosja e sensorëve mund të kushtojë disa miliardë dollarë. Nëse Pentagoni prodhon satelitët e tij, projekti mund të kushtojë më afër 10 miliardë dollarë, tha ai.

Por kritikët thonë se një instalim i tillë do të ishte tepër i kushtueshëm, i prekshëm nga sulmet se dhe ndoshta do të provokonte një luftë me Rusinë dhe Kinën në një fushë që deri më tani nuk ka pasur konflikte . Të tjerë e shohin evolucionin e hapësirës në një fushëbetejë të pashmangshme.

“Ne kemi hyrë tashmë në një garë armatimesh,” thotë Henry Obering , një oficer Forcave Ajrore të SHBA-së


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë