Gazeta Si – Arjana dhe Arben Gllafce u gjetën të pajetë të dielën në shtëpinë e tyre në Fort Wayne, Huntertown të SHBA në shtetin e Indianas.
Sipas autoriteteve amerikane, Arjana 48-vjeçe u qëllua disa herë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj 49-vjeçar, Arben Gllafce.
Ky i fundit e drejtoi më pas armën nga vetja duke mbetur po ashtu i vdekur. sipas asaj që raportojnë mediat amerikane, ekspertiza mjeko-ligjore doli në konkluzionin se Arjana u vra nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u vetëvra.



Çifti Gllafce ishin prindër të 2 djemve, njëri 23 vjeç, ndërsa tjetri 10. Të afërm të familjes Gllafce kanë hapur një llogari në platformën “Gofundme” për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve tashmë jetimë, si dhe për të sjellë familjarë të tyre në SHBA për t’u kujdesur për djemtë.
Ndërkohë, në rrjetet sociale, miq e të afërm të Arjanës shprehin dhimbjen e madhe për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
“E bukura, e shtrenjta motra ime. Qofsh e parajsës. Do më marrë malli tmerrësisht”, shkruan motra binjake e Arjanës, teksa poston një foto të saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje