Politike

Alibeaj i përgjigjet Bardhit: E kishim kuorumin në Këshill Kombëtar

Enkelejd Alibeaj, në një komunikim me gazetarët jashtë Kuvendit, u shpreh se pret që zgjedhjet e 29 korrikut për kryetar të ri të PD të jenë transparente dhe të mos manipulohen votat.

Po ashtu, duke iu përgjigjur Gazment Bardhit, ai tha se në mbledhjen e Këshillit Kombëtarë, e kanë pasur kuorumin.

“Duhet të besoni dokumentet dhe faktet. Në punimet e Këshillit, një pjesë e anëtarëve kanë zgjedhur të jenë në strofkull tjetër të majtë tek LSI në zgjedhje, ndërsa ata që i qëndruan dhe nuk u tunduan, janë 329.  Rregullat e përcaktuara, kuorumi është gjysma plus një, i cili ishte, kaq ishte. Deputetët janë shpirtra të lirë, sa kohë jemi zgjedhur nga zgjedhjet e 2021”, tha Alibeaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë