Deputeti Bledion Nallbati ka folur sot për zhvillimet e fundit në PD-në zyrtare duke theksuar se vetëm Këshilli Kombëtar ka të autoritetin me votë të largojë anëtarët e vet.
Nallbati (pjesë e grupit Bardhi prej 17 deputetësh) tha se nuk duan që PD të zvogëlohet si parti si dhe për kryetarin e ri.
“Vetëm Këshilli Kombëtar ka të autoritetin me votë të largojë anëtarët e vet, ku shoqërohet me raport nga sekretari i përgjithshëm për shkeljet që ka bërë ky individ ka bërë. Nga 453 anëtarë janë 329. Kush e mori këtë vendim? Nuk duam që kjo parti të zvogëlohet më tepër, por të zmadhohet. Kjo i përket qytetarëve, është aset kombëtar”, u shpreh ai.
I pyetur nëse do njohin Berishën apo Bashën, Nallbati tha: Do njohim atë që do të dalë nga një proces i rregullt statutor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje