Politike

Bardhi dhe grupi kundër Bashës kryetar në fund të korrikut, Kryesia: E papranueshme të bojkotohet procesi

Kryesia e PD-së miratoi të enjten në mbrëmje dy emrat paraprakë për kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe Gjergji Hani. Në mbledhje ishin të pranishëm vetëm grupi mbështetës i “Bashës” ndërsa munguan deputetët (edhe anëtarë kryesie) që janë deklaruar kundër këtij procesi, ndërsa ta edhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.  

Për mungesën e tyre dhe mënyrën se si po shkon i gjithë procesi, kryesia e PD apo e thënë ndryshe e “Bashës” doli me një deklaratë zyrtare, ku i drejtohet pikërisht atyre që dolën kundër.

“Miratimi i kandidaturave për pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike shënon një moment vendimtar për familjen tonë politike. Në prag të çeljes së garës, ne ftojmë çdo demokrat të jetë pjesë aktive e saj dhe e procesit të riorganizimit, nëpërmjet të cilit do të ngrihemi në lartësinë e vlerave dhe aspiratave mbi të cilat Partia Demokratike u themelua në Dhjetor të vitit 1990, si forca e parë pro-perëndimore dhe si shpresa e shqiptarëve për ndryshim.

Gjithashtu, nisur nga zhvillimet e fundit brenda forcës sonë politike, Kryesia e Partisë Demokratike e vlerëson të papranueshëm qëndrimin bojkotues të disa prej anëtarëve të saj dhe fton secilin prej tyre të vetëpërmbahet nga ngritja e pretendimeve të pabaza që dëmtojnë interesat e familjes sonë politike.

Ne ftojmë çdo anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike të jetë pjesë e jetës institucionale dhe t’i japë zë çdo shqetësimi që mund të ketë brenda mandatit me të cilin është ngarkuar nga anëtarësia”, thuhet në njoftimin e PD zyrtare.

“Mosnjohja e institucioneve, pretendimet mediatike të pabaza dhe akuzat e pamotivuara nuk ndihmojnë procesin e riorganizimit dhe shfokusojnë përpjekjet e përbashkëta për t’u dhënë demokratëve dhe shqiptarëve një opozitë të fortë dhe një alternativë qeverisëse të denjë për sfidat e Shqipërisë”, vijon deklarata.

Kush mori pjesë në mbledhjen e kryesisë

Enkelejd Alibeaj

Indrit Sefa

Fitim Zekthi

Flutura Açka

Kreshnik Çollaku

Gazmend Koduzi

Xhemal Gjunkshi

Endri Hasa

Gentian Gaba

Jemin Gjana

Taulanda Jupi

Taulant Zeneli

Roland Bejko

Arber Agalliu

Online

Orjola Pampuri

Merita Bakiu

Agron Kapllanaj


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë